The finest properties delivered daily!

Disa këshilla për ngjyrat e secilës dhomë të shtëpisë

  • 2 years ago
  • 0

Me nderrimin e stineve na lind deshira per ndryshime ne jeten tone. Ndryshime qe kane te bejne me pamjen, profesionin ose shtepine. Por meqe nuk e kemi luksin qe te nderrojme shtepine sa here nderrohen stinet, po ju sygjerojme disa ndryshime qe mund ti beni strehës suaj per tu dukur gjithmone e re dhe mbi te gjitha te jete produktive per ju.

 Ngjyrat

Aplikimi i ngjyrave të ndryshme në mure sjell dhe ndryshim humori i cili ndikon në punë. Ngjyrat e duhura ndihmojnë të krijohet efekti i hapësirave më të mëdha, por ne te njejten kohe kanë një ndikim të thellë emocional për mirëqënien tuaj dhe të familjes tuaj.

Me poshte po paraqesim disa ide per ngjyrat e secilës dhomë të shtëpisë:

Ngjyrat për dhomë ndenje: Tonalitet e ngrohta si e kuqja, e verdha, portokallia dhe ngjyrat e tokës si kafja dhe bezha mund të përdoren në të dy rastet pasi mendohet se ato stimulojnë komunikimin. Këto ngjyra do të krijojnë ngrohtësinë e duhur për t’iu nxitur të uleni dhe të bisedoni me njëri-tjetrin.

Ngjyrat e kuzhinës: E verdha është ngjyra e këshilluar për vendin ku do gatuani, pasi mendohet se ndikon në rritjen e metabolizmit dhe ndihmon në përceptimin e dritës dhe ju jep energji.

Ngjyrat për dhomë ngrënie. E kuqja është ngjyra që këshillohet më shumë të përdoret në dhomat e ngrënies, sepse besohet se ndikon në rritjen e oreksit. Por nëse jeni në dietë largoni të kuqen nga dhoma e ngrënies.

Ngjyrat e dhomës së gjumit. Dhoma e gjumit është vendi ku gjejnë qetësinë pas ditëve të lodhshme. Ngjyrat e ftohta blu, jeshile dhe lejla kanë një efekt qetësues dhe clodhes. Sa më e theksuar ngjyra aq më i madh besohet të jetë efekti.

Dhomat e fëmijëve: Lejoni fëmijët tuaj të zgjedhin ngjyrën e preferuar, ajo duhet të jetë për ta argëtuese, me kalimin e kohës do ta rilyeni.

Ngjyrat e tualetit. E bardha dhe ngjyrat e ngrohta kanë qënë gjithmonë shumë të preferuara për tualetin, pjesa më e madhe e tyre për shkak të ndjesisë së pastërtisë. Por në ditët e sotme shumë njerëz mund të preferojnë ngjyrat blu, të gjelbër ose të bruztë sepse këto ngjyra japin ndjesinë e freskisë, pastërtisë dhe qetësisë.

Ngjyrat e dhomës së stërvitjes (palestër). E kuqja dhe portokallia mund t’iu ndihmojnë të ndiheni energjikë dhe të lëvizshëm por gjithashtu do t’iu krijojnë ndjesinë e nxehtësisë. Për këtë arsye ngjyrat jeshile në të verdhë dhe blu në jeshile mund të jenë zgjedhjet më të mira, në termat e psikologjisë së ngjyrave “ato janë ngjyra të lumtura”.

Ngjyrat e zyrës së shtëpisë. Ngjyra jeshile mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë për zyrat e shtëpisë nëse dëshironi të keni përqëndrim maksimal. Gjithashtu në zyra përdoret ngjyra gri pasi rrit kreativitetin dhe përqëndrimin. Grija përdoret masivisht në zyrat e drejtuesve për shkak të neutralitetit dhe aftësisë për t’u kombinuar me ngjyrat e tjera.

Join The Discussion


Compare listings

Compare